Referuar disa rasteve të mashtirim të raportuara në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet.
Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit.
“Hajdin Shala, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 1 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente”, njofton policia, transmeton Express.
Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.
“Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në apelin e policisë.
Kosovo Police
eotSropsndltu09r8g37l4ayt0cn91af89i4cf8u22a519i i1a9u6mu7J4u ·
Kërkesë për bashkëpunim
Prishtin, 25 Shtator 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prishtinë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi është:
• Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhe me 25.09.2024 në rrugën “Villiam Voker” në Prishtinë .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prishtinë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com